Nga ora 20:45, Shqipëria luan me Andorrën në “Elbasan Arena” në ndeshjen e xhiros së parafundit të Euro 2020.
Me 12 pikë sa ka tani, kuqezinjtë janë jashtë mundësive për tu kualifikuar por kanë një rekord që mund të thyejnë.
Me një fitore sonte, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të grumbullonte 15 pikë, më së shumti në histori të kombëtares shqiptare.
Skuadra që u kualifikua në evropianin e vitit 2016, e drejtuar nga Gianni De Biasi kishte 14 pikë dhe ky rekord mund të thyhet sonte.
Shqipëria tashmë ka thyer edhe rekordin e golave të shënuar në një kualifikuese, dy ndeshje para fundit ata kanë 14 gola të shënuar.