Kombëtarja shqiptare U-17 ka përfunduar turneun e saj miqësor “UEFA Development” në Qipro, me tri ndeshjet e zhvilluara në grup. Në dy duelet e para, skuadra e trajnerit Mustedanagiç ka arritur dy barazime dhe më pas, me gjuajtjet nga 11-metërshat ka arritur të jetë ajo më e sakta.
Ndërsa në ndeshjen e tretë, ekipi kombëtar shqiptar ka pësuar një humbje 2-1 me ekipin vendas të Qipros. Goli i Brahimit nuk ka mjaftuar, raporton teleposrt.al.Në këtë ndeshje, traineri Mustedanagic ka hedhur në fushë këtë formacion: Kodra, Dede, Jazxhi, Sadikaj, Muho, Arapi, Ibrahimi, Xhahysa, Mehmetaj, Mehmeti dhe Shima.
Shqipëria në këtë turne arriti të grumbullojë 4 pikë në dy ndeshje, për shkak edhe të formatit dhe rregullit të turneut. Trajneri Dzemal Mustedanagiç në këto 3 sfida miqësore vlerësoi gjendjen e skuadrës, por njëherësh aplikoi formacione të ndryshme, duke parë nga afër edhe kontributin e gjendjen e secilit futbollist, që kishte grumbulluar.