Kombëtarja U-19 e Shqipërisë e ka ftuar futbollistin kosovar, Riad Krasniqi, i cili luan në ekipin e të rinjve të Interit, për grumbullimin e radhës, që do të bëhet në fund të këtij muaji. Futbollisti në të kaluarën ishte ftuar edhe nga Kosova U-19
Kombëtarja U-19 e Shqipërisë do të grumbullohet në fund të këtij muaji, shkruan Gazeta Express.
Dhe, Kuqezinjtë e rinj e kanë ftuar edhe futbollistin kosovar që luan në ekipin e të rinjve të Interit, Riad Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti italian përmes uebfaqes së vetë zyrtare