Shqipëria U-19, Spahija dhe Shahaj: Duhet të punojmë fort për të shkuar larg

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria U-19 e drejtuar tashmë nga trajneri Armando Cungu, ka zhvilluar një grumbullim 3 ditor në kompleksin “Tropikal” në Durrës, i pari për këtë vit që nga marrja e drejtimit të skuadrës nga ish-trajneri Vllaznisë dheLaçit. Nën urdhërat e trajnerit kuqezi ishin 25 lojtarë të cilët u vëzhguan nga afër nga i gjithë stafi i ekipeve kombëtare.

Për të folur për emocionet e grumbullimit në kombëtaren e 19 vjeҫarëve, fshf.org, ka intervistuar mbrojtësin Flori Spahija, i cili vjen nga Vllaznnia nuk e fsheh kënaqësinë. “Ndihem shumë mirë. Nuk është hera ime e parë, është hera e dytë ose e treta. Grupi po gëzon një gjendje shumë të mirë fizike dhe psikologjike. Me trajnerin e ri jemi ambientuar shumë shpejt. Mendoj se me këtë brez që jemi ne, prurjet do të jenë të vazhdueshme dhe do të kemi një brez shumë të mirë. Synoj të luaj me ndonjë nga ekipet më të mira të Europës. Për këtë po stërvitemi fundja.”

Në këtë grumbullim, edhe pse me numër të pakët për shkak të kufizimeve si pasojë e pandemisë kishte dhe prurje cilësore nga jashtë. Një ndër të është Fabian Shahaj, lojtari i Den Haag në Holandë, i cili theksoi se ndihet mirë me këtë grup në këto ditë grumbullimi. “ Jemi një grup shumë i mirë, një grup që ka kualitet. Trajnerët janë shumë të mirë, stafi është gjithashtu shumë i mirë dhe ndihem edhe unë shumë mirë. Kam qenë të moshat U-17, më pas me U-18 dhe tani jam pjesë e U-19. Ka shumë kualitet në këtë grup. Jam shumë i lumtur që luaj me Kombëtaren. Për tani kemi këtë grumbullim. Kam besim te vetja por duhet shumë punë për të shkuar larg”, ka përfunduar Shahaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme