Shqipëria U21 dhe Kosova U21 priten të luajnë ndeshjen e parë zyrtare “vëllazërore” me 15 tetor në “Elbasan Arena”.
Tashmë, Alban Bushi, selektori i Shqipërisë ka publikuar ditë më parë listën e të ftuarve për këtë takim.
Ndërsa, selektori i Kosovës, Rafet Prekazi ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Gjithsesi, ende pa filluar mirë stërvitjen e parë, Shqipëria ka marr dy goditje të mëdha.
Tashmë është konfirmuar mungesa e dy sulmuesve, Xhakomo Vironi dhe Agim Zeka për arsyeje të lëndimeve.