Shqipërisë në tetor i bashkohet edhe Thaqi

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria ka mbyllur me sukses dy ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2024, duke marrë katër pikë.

Një barazim në Pragë dhe fitorja në Tiranë ndaj Polonisë, i kanë ngjitur kuqezinjtë në vendin e parë në klasifikim. Sakaq, për kuqezinjtë debutuan edhe dy lojtarë të rinj.

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja morën minuta në të dyja ndeshjet, aty ku Daku arriti edhe të shënonte ndaj Polonisë golin e dytë të ndeshjes. Në tetor pritet që edhe Armend Thaqi të jetë pjesë e Shqipërisë.

Mbrojtësi 30-vjeçar do të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi, lajmin e ka bërë të ditur trajneri Bylbyl Sokoli i cili u shpreh se Thaqi është pranë kalimit te Shqipëria. Thaqi mbush 31-vjeç në tetor dhe me Ballkanin ka qenë ndër më të spikaturit, teksa luan si mbrojtës i djathtë.

Të ngjashme