Rezistencë të zbehtë ka bërë Shqiponja e Gjakovës në përballje me skuadrën nga Zvicra, që po ashtu e ka shqiponjën pjesë të emrit, atë SPONO Eagles (SPONO shqiponjat).
Shqiponja e SPONO Eagles janë përballur të shtunën e të dielën në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-së, që është niveli i dytë i garave evropiane në hendboll, shkruan sot “Koha Ditore”. Të dyja ndeshjet janë luajtur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Tutje shkon SPONO Eagles, që fitoi me rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 71:28. Ndeshja e luajtur të shtunën përfundoi me shifrat 35:14 për zviceranet. Të dielën Shqiponja prapë shënoi 14 gola, por i pranoi 36. Në pjesën e parë në ndeshjen e së dielës, Shqiponja realizoi vetëm pesë gola, ndërsa pranoi 18.
Më efikasja te skuadra gjakovare ishte Shpresa Fazlija. Në të dyja ndeshjet ajo shënoi nga katër gola…