Shqiponjat e kërkojnë fitoren e radhës në Paris

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Ekipi shqiptar i Kosovës në CS:GO, Bad News Eagles, sot do të vazhdojë garën në “Legends Stage” të Majorit që po mbahet në Paris.

Shqiponjat dje pësuan humbje në ndeshjen e parë ndaj ‘ENCE’. Ndërsa në ndeshjen e e dytë triumfoi ndaj ekipit të katërt më të mirë në botë ‘G2’.

BNE-ja sot, do të kërkojë fiton e radhës, ku do të përballet me ekipin “Apeks”, duke filluar nga ora 13:00.

Ndryshe, skuadra që shënon tri fitore arrin të kualifikohet në fazën “Champions Stage”. Ekipi shqiptar deri më tani ka një fitore dhe një humbje.

Të ngjashme