Të dielën e 28 marsit në Preshevë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale.
Nga rezultatet preliminare, partia Alternativa për Ndryshim me kryetar Shqiprim Arifi ka fituar zgjedhjet. Në këto zgjedhje PnR ka marrë 60 mijë e 20 vota, që i bie 14 mandate. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi
Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike Shqiptare, e Ragmi Mustafës. PDSh ka marrë 4 mijë e 173 vota.
Ndërsa Partia për Veprim Demokratik, në krye me Ardita Sinanin ka marrë 3 mijë e 368 vota, që i bie 7mandate.
Rezultatet e zgjedhjeve:
ApN- 6020, 14 mandate
PDSh- 4173, 9 mandate
PVD- 3368, 7 mandate
LR 2545, 5 mandate
UDSh- 441, 1 mandat
Lista Serbe-1222, 2 mandate