1) Sheshi Maltepe, Stamboll, të dielën më 9 korrik. Qe i tëri një gumëzhimë njerëzore. Opozita priste liderin e saj, Kemal Kılıçdaroglu. Ai kishte ecur më këmbë nga Ankaraja në Stamboll. Për njëzetë e pesë ditë. Në shenjë proteste karshi presidentit të vendit si urdhëruesi i arrestimeve dhe burgosjes së gazetarëve, oficerëve, apo politikanëve kundërshtarë.
Sipas raportuesve të agjensisë Returs, Umit Bektas dhe Humeyra Pamuk, nga Stambolli, ai i tha masës se, ne, duhet të rrëzojmë muret e frikës. (We will be breaking down the wall of fears.) E gjitha një protestë për kapjen e shtetit nga një individ me emrin Rexhep Taip Erdogan. Pasi që nga i ashtuquajturi grusht i shtetit, korriku 2016. Rezultojnë plot 50 mijë njerëz të arrestuar. 150 mijë nëpunësa shteti, si arsimtarë, ushtarakë, jurist etj., të pezulluar.
Një terror i hapur shtetëror karshi administrates, opozitës dhe fjalës së lire. Po sipas Reuters, ai e mbylli fjalën e tij, duke u thënë turqëve se, nga sot të jemi të gjithë bashkë kundër një njeriu që do gjithçka. Veç për vendin, për demokracinë.
2) Kjo ndodhte kur, Erdogani, priste në rezidencën e tij kryeministrin e Shqipërisë. Vendin të cilin Turqia e sundoi për pesëqind vjet. Dhe po t’i referohesh kohëve. Në raport me pushtimin austro-hungarez. Apo periudhën italiane nga koha e mbretërisë e deri në kapitullimin e Duçes. As që çohen nëpër mend të krahasohen investimet e bëra. Pra pesëqind vitet e Turqisë, me ato të austrohungarezëve dhe italianëve. Në këto pesë shekuj Turqia nuk ndërtoi asnjë rrugë. Asnjë lloj vepër tjetër publike. Përkundrazi e mbajti nën një trysni përça e sundo. Mes pashallarësh dhe vilajetesh. Aq sa sot pikërisht për shkak të këtij sistemi. Kësaj forme administrative, Shqipëria u nda si plaçkë tregu. Jo si Shqipëri. Por si një Turqi e vogël. Po sipas këtyre metodave. U ndërroi besimin. Bëri ca pashallarë me shumicë. Ca hajna, të cilët i la të sundonin me shpatë e kuran vëllezërit e tyre. Ndërsa për vete mori në Stamboll mëndjet e ndritura. Madje i degdisi deri në shkretëriat e Nilit. Me tituj e poste. Pasi vetëm me ata mund të shtonte sa më shumë sundimin.
Kjo është Turqia. Sa sot edhe pse një komunitet i madh atje, shqiptarët nuk kanë asnjë lloj të drejte. Madje kudo ndihen. Kudo. Veç në Turqi nuk shohim aktivitete shqiptarësh.
Ata sot janë turq dhe ndofta sundojnë me Erdoganin.
3) Pasi përcolli dishepullin e tij, arnautin bohem, Erdogani i kërkoi liderit të opozitës. Atë që drejtësia, reformat, shteti, bëhen në parlament dhe jo në rrugë.
Në fakt e trembte turma. Kurrë Maltepe nuk qe aq i tejmbushur sa dje. Dhe vemendja botërore aq e fokusuar në Stamboll. Lideri i opozitës i kujtoi se rruga ishte e vetmja alternative. Pasi, kuvendi, shteti, kushtetuta, drejtësia, media ishin të kapura. Dhe se ai zgjodhi rrugën si pjesë e sovranit, motorit të demokracisë.
Mua më shkoi mendja tek lideri i opozitarizmit në Shqipërinë time. Tek akulli, ngrirja. Apo shkrirja. Lojrat e fjalëve me marr unë përgjegjësitë. Apo ato urdhrat me sy, që, jepi një dru të mire atij legenit që na çau bythën. Sa keq që vendi im nuk e ka një të tillë. Kush do të ecte nga ata 400 klm në këmbë. Sa i bie…, Shkoder Sarandë. Apo më pak. Megjithëse me ato rrugë përgjysmë. Me ato nën e mbi kalime shkretane. Shkoder Sarandë i bie 400 mijë kilometër. Lulit do i prishej jo vetëm gjeli i flokëve.
Por edhe xheli i opozitarzimit të humbësve. Kurse Monikën, do ta ndalonte statuti i zonjës së parë. Kush pra mund të ecte në këmbë për ata?. Për të drejtat civile. Për fundin e një varfërie ekstreme. Për marrjen fund të kulturës partiake mbi ekzistencën intelektuale. Drejtësinë e pavarur dhe shtetin e ligjit të forte? Për firon e gjakut shqiptar. Për informalitetin total. Për mbylljen e gropave të zeza të përqindjeve nga tenderimet? Askush…
4) I lumtur dishepulli i Erdoganit…, kryeministri i vendit tim, saktësisht atë kohë kur Turqia vet kish dalur në shesh. Kundër njëshizmit. (One man-rule.) Kundër grumbullimit të pushtetit. Komunikonte në FB me shqiptarët se, kishte marrë premtime për para. Për ndërtimin e aeroportit të Vlorës etj. Kaq i lumtur, sikur t’ua jepte aty në çast. Nga dritarja mbrapa. Se përpara protestonte Turqia. T’ua hidhte me dy duar. Para qielli. Jo si një borxh më shumë për kokë. Ndërkohë që paradoksalisht, një aeroport si ai i Kukësit rri mbyllur. Dhe shqiptarët fluturojnë për në botë, përmes Shkupit, Prishtinës, Beogradit. Nga që çmimet e Rinasit janë më te kripura se ato në aeroportet më me emër në botë.
Kjo është Shqipëria e pashallarëve dhe e dishepujve të Erdoganit.
Nuk e di se çfarë vlerash njerëzore mbart ky komunikim. Me një lider që manipulon, vret, burgos, syrgjynos etj. Çfarë vlerash miqësie e afrimiteti. Eshtë njësoj si të shkosh sot në Korenë e Veriut. Të dalësh në platenë e paradave me Kim Yongun. E t’i mburresh popullit. Apo një lloj eksopezeje ashtu…, siç dilte Enveri me Stalinin. I lumtur që siguronte ndonjë vapor me thekër a grurë. Pasi shqiptarët vet nuk dine as të prodhojnë e as të tregtojnë.
5) Me ardhjen e demokracisë, menduam se epoka e ndihmave. Epoka e miqësive për inat, do të merrte fund. Të paktën në investimet publike. Në krijimin e fondeve. Si arsyetim normal i një ekonomie tregu.
Ka vende më të vegjël se ne, por janë sot në mos superfuqi. Investitorë të pare në investimet e tyre publike. Të konsoliduar.
Kurse ne, fatkeqësisht akoma jo.
Liderët tanë fluturojnë drejt lëmoshës.
Sikur një lubi t’ua e ketë prerë duart shqiptarëve.
I duan të gatshme të gjitha.
Sidomos ky…, I do të gjitha nga Turqia.
Vdesin të marrin ca nga atje.
Për rrjedhojë shqiptarët janë sot aq të turqizuar, sa kanë mbytur veten me ferexhe e mjekra. Nga Tirana, Prishtina, Shkupi etj. Rrugët janë plot të tilla, mjekrra dhe ferexhe.
Dovleti që ia lëroj nënën fustanellës shqiptare. Apo kostumeve që ne mburremi. Eshtë sot më prezent se kurrë.
Me iftarë e falje në sheshe publike. Me dhunën e lirisë së shprehjes. Dhe të të menduarit. Një lloj Turqie erdoganiste, pushtimi i dytë otoman… Bijë nënash, shqiptarë, mjaft e turqizuat Shqipërinë.