Shqiptarët bëhen bashkë, 10 mijë dollarë brenda pak orësh për familjen e të riut që u vra në Velipojë

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Si rrallëherë shqiptarët janë sensibiluar dhe të gjithë së bashku kanë kontribuar për familjen e 19-vjeçarit Musaen Zeneli i cili humbi jetën në ditën e parë të punës në masakrën e ndodhur në Velipojë.

Organizata USA ALBANIAN SOCIETY ka hapur një llogari në ndihmë të familjes Zeneli dhe mësohet se brenda pak orësh janë mbledhur plot 9,890 dollarë.

Llogaria ku mund të ndihmoni familjen Zeneli: Ndihmo Familjen e Musaen Zenelit

19 vjeçari Musaen Zeneli ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë. Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen.  Jetonte vetëm me nënën, pasi babain e kishte humbur. Ai mbyt në Lumin Drin. Që prej asaj kohe duhet të përkujdesej për nënën.

E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një plumb në zemër.

Ai u gjet pa shenja jete në rërë.  Në xhep kishte disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezllonë.  Musaeni la pas nënën dhe vëllain, Erdisin./abcnews.al

Të ngjashme