Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kërkojnë nga Kosova dhe Serbia të përfshihen në dialogun e Brukselit.
Politikanët atje kanë aprovuar një Deklaratë Politike, me të cilën u kërkojnë dy shteteve që të përfshihen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian
Sipas tyre, përfshirja e faktorit politikë shqiptar të Luginës në bisedime, është mënyra më e mirë për ta rregulluar statusin e tyre në Serbi.
Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, duan reciprocitet që të kenë të drejtat e njëjta në Serbi, siç i kanë serbët në Kosovë.