Shqiptarët, edhe me dy skuadra po bëjka

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 15:21 | Nga

Ndarja e futbollistëve shqiptarë në dy skuadra, në Kombëtaren e Shqipërisë dhe në Përfaqësuesen e Kosovës, gjithnjë është konsideruar si diçka e frikshme, pasi rrezikoheshin rezultatet pozitive, shkruan “Zëri.info”.

Por, kjo nuk ndodhi. Të paktën testin e parë të ndarë në dy skuadra futbollistët shqiptarë e kaluan me sukses. Kosova fitoi një pikë si mysafire e Finlandës në kualifikimet e Botërorit 2018, kurse Shqipëria fitoi tri sosh në duel me Maqedoninë.

Kuqezinjtë fituan me rezultat 2:1, ndërsa “Dardanët” barazuan 1:1 si mysafirë të finlandezëve.

Shpresojmë që shqiptarët të mos e ndjejnë ndarjen në dy skuadra dhe të vazhdojnë me suksese të njëjta.

Image
Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme