Në 70 vjetorin e miratimit të “Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut”, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook duke thënë se ky hap e bashkoi botën pas tragjedisë më të madhe në historinë njerëzore.
Më tej ajo tha se Bashkimi Evropian është duke mbështetur shoqërinë civile, kundër ngacmimeve dhe kërcënimeve njofton Klan Kosova.
Pas këtij postimi të Mogherinit vërshuan komentet e shqiptarëve duke i thënë “FUQIA E TË DREJTAVE TË NJERIUT”. Por ku janë të drejtat e njeriut për #Kosovën?, këto komente ishin në gjuhën angleze “HUMANRIGHTSPOWER. But where are human rights for #KOSOVO?”.
Komente në postimin e shefes së diplomacisë evropiane bëri edhe deputetja Ganimete Musliu.
https://www.facebook.com/f.mogherini/posts/2215733665123670