Përfaqësues të shqiptarëve në Amerikës nuk e përkrahin letrën e Lidhjes Civile Shqiptare, ku kërkohet shkarkimi i Richard Grenellit.
Avokati dhe veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan, Petër Lumaj, në një prononcim për Ekonomia Online thotë se komuniteti shqiptar në ShBA e dënon “sulmin” ndaj të dërguarit të presidentit Trump.
Lumaj është avokat me emër dhe zë mediatik, dhe veprimtar i rëndësishëm i komunitetit shqiptar ne Amerikë. Ai ka qenë kandidat i Republikanëve për Sekretar Shteti në Connecticut në vitin 2014 dhe për Guvernator të Connecticut më 2018.
Lumaj thotë se Administrata e Trumpit një ndër prioritetet kryesore që ka për Kosovën është lufta e korrupsionit si dhe stabiliteti ekonomik.
Ai më tutje ka thënë se tash është koha ideale për popullin e Kosovës që t’i zgjidhë problemet njëherë e përgjithmone me Serbinë.
“Administrata e Trumpit, ndër prioritet që ka për Kosovën është lufta kundër korrupsionit, është edukimi, është stabiliteti ekonomik dhe politik dhe prosperiteti i Kosovës”.
Sipas tij, prioritet kryesor i Grenellit janë investimet amerikane, dhe kjo duhet të bëhet pas luftimit të korrupsionit, por dhe pas stabilizimit që arrihet me zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë një herë e përgjithmonë.
Lumaj e konsideron si të motivuar politikisht sulmin kundër Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane, Grenell.
Në Kosovë, letra është parë si mbështetje për kryeministrin tashmë të shkarkuar, Albin Kurti.
“Kryeministrat vijnë e shkojnë kurse e ardhmja e popullit të Kosovës ka për të disktuar edhe në administratat e tjera, dhe ky është shansi më i fuqishëm dhe i volitshëm për popullin e Kosovës që ta zgjidhin këtë problem njëherë e përgjithmonë me Serbinë”, thorë Lumaj.
“Amerika e do Kosovën dhe Kosova duhet ta dojë Amerikën për investimin për djersën dhe për paren që ka investuar atje dhe për të ardhmen që mund të ketë Kosova në bashkëpunim me ShBA-në”, tha Lumaj në një lidhje për Skype me Ekonomia Online.
Peter Lumaj mes tjerash ka thënë se Grenell dhe Pallmer asnjëherë nuk e kanë diskutuar ndryshimin e territoreve të Kosovës. Ai tha se shqiptarët duhet t’i bashkangjiten mikut kryesor dhe të patundshëm – ShBA-së.
Ai thekson se akosova nuk guxon ta humbasë mbështetjen e ShBA-së.
“Grenell është njëri prej njerëzve më të dedikuar që ka administrata e Trumpit për zgjidhjen e këtij konflikti dhe që populli shqiptar dhe i Kosovës të mos humbin sovranitetin dhe mos të humbin territoret dhe nuk ka prapaskena këtu sic diksutohet nga J DioGardi dhe nuk ka asnjë lloj prapaskena për ndërrimin e teritoreve dhe Grenell dhe Pallmer nuk e kanë diskutuar ndryshimin e territoreve të Kosovës, por në të vërtetë e ka diskutuar udhëheqja e Kosovës dhe e Serbisë”.
Mes tjerash ai ka thënë se Albin Kurti nuk është i njohur si një proamerikan, por që sipas tij Kosovës duhet t’i interesojë e ardhmja sepse Kosova nuk varet vetëm nga Albin Kurti.
“Albin Kurti nuk është i njohur si një proamerikan dhe neve si amerikan nuk na intereson se kush është në administratë për momentin dhe duhet të na interesojë e ardhmja e popullit dhe nuk varet Kosova në Albin Kurtin, Kosova varet në popullin e Kosovës dhe në Shqiptar dhe as Amerika nuk mvaret nga një Presidenti. Ishte gabim për Kurtin që ta bëntë një gabim të tillë sepse Richard Grenell nuk ka asnjë qëllim dëmtimin e Kosovës”.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë Shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Amerike, Republikanë a Demokratë qofshin, të mos bien në grackën e qëndrimeve të tilla me pasoja shumë të rrezikshme”, tha ai.
Ai gjithashtu ka folur edhe për situatën e krijuar në ShBA nga pandemia e Coronavirusit.Ai ka thënë se numri i vdekjeve me numrin e infektimeve nuk është më shumë se 0.5%
“Në qoftë se e sheh numrin e infektimeve që është në veriun e Amerikës dhe po ta pjesëtojmë numrin e vdekjeve me numrin e infektimeve, vdekjet nuk janë më shumë se 0.5% e të infektuarve. Megjithatë në qoftë se themi që nuk është një panik sa i përket virusit atëherë nuk është e vërtetë”, shprehet Lumaj.