Politika shqiptare mos luajë lojën e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickovski, dhe partisë së tij VMRO-së e cila në këto 100 ditë të qeverisjes së tij, ka ndjekur një politikë vetëshkatërruese të populizmit dhe nacionalizmit, duke e çuar vendin në një rrugë pa krye pas vendimit për të shkëputur Maqedoninë e Veriut nga proceset euro-integruese. Vendim i cili erdhi nga politikat nacinaliste të qeverive të kaluara por e goditi kryeministerin me numer 13-të numer ky që në shumë raste sjell tradhti dhe fatë të keq.
Politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të mbështesë skenarët e errët të shërbimit sekret maqedonas dhe disa individëve të korruptuar, të cilët duhet të demaskohen. Sot askush nuk duhet të jetë i gatshëm të rrezikojë jetën për interesat e ngushta të disa njerëzve që për 20 vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Asnjë politikan shqiptar, në të dy kampet politike, nuk duhet të bëhet vegël e shërbimeve të huaja që synojnë të çojnë vendin në një konflikt etnik. Kjo rrugë vetëshkatërruese do të izolojë vendin dhe ata nga aleatët ndërkombëtarë.
Disa nga ata që kanë qeverisur me duar të pista tani shfaqen si bartës të drejtësisë, ani pse për dy dekada asnjëherë nuk u ka interesuar pozita e shqiptarëve, por vetëm interesat e tyre personale.
Shqiptarët nuk duhet të bëhen pjesë e lojërave të një kryeministri, të cilit i dolën matematikat gabim dhe tani po inkurajon BDI-në që të destabilizojë shtetin dhe VLEN-in duke e provokuar që të largohet nga qeveria.
Me këtë veprim, ai kërkon t’i bëjë shqiptarët fajtorë për politikat e tij nacionaliste, të cilat do të sjellin revoltë qytetare, nga e cila nuk do të përfitojë askush përveç grupeve kriminale dhe narko-mafias maqedonase.
Në çdo skenar, shqiptarët do të jenë humbësit më të mëdhenj. Sot është dita që shqiptarët duhet të bashkohen dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ata që u është besuar qeverisja, duke mos lejuar askënd të përdorë popullin për agjenda të veta.
Rreziku i një konflikti të armatosur në Maqedoninë e Veriut nuk është i lartë, duke marrë parasysh se shteti është anëtar i NATO-s. Por nëse tensionet aktuale dhe skenarët destabilizues nuk trajtohen me kujdes dhe përgjegjësi, rreziku për trazira në vendbanimet e përziera është i madh! Ndaj, është thelbësore që politikanët shqiptarë të veprojnë me mençuri dhe të shmangin çdo veprim që mund të çojë në destabilizimin e vendit, duke i demaskuar skenaristët që po dalin në pah.
Shqiptarët duhet t’i bëjnë të qartë Hristijan Mickovskit dhe grupeve ekstremiste se nuk janë veç numra, por kur preket interesi i përgjithshëm, minutat e tij në qeveri janë të numëruara.
Sot opozita duhet të distancohet nga ata që kanë qeverisur me duar të pista dhe të riorganizohet. Lideri i opozitës duhet të konsultohet me këshilltarët e tij, sepse pa llogaridhënie për situatën ku e ka çuar partinë me njerëz servilë rreth tij.
Ndersa, maqedonasit e dinë se shqiptarët nuk janë as 24%, as 29%, por shqiptarët përbëjnë 45% të popullatës. Ekstremistët maqedonas duhet të kuptojnë se, diku jo larg tyre, një popullatë prej 5% ka gjuhën e tyre zyrtare në shtet. Prandaj, nëse luajnë me zjarrin, ka rrezik së do të digjen vetë!