Azem Elmaz është shqiptari që është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij të mira. Në mediat më të njohura në Australi, emri i Azemit ka zënë vend duke u përmendur si shembull për të tjerët.
Pronari i një restoranti në qytetin e vogël, Shepparton po iu ndihmon me të madhe mijëra të pastrehëve. Gjersa dimri po ofron në Australi, shqiptari me zemër të madhe ka hapur një stacion me furnizime për emigrantët që bredhin rrugëve, shkruan Indeksonline.
Azem është gati të furnizoi me ushqime, pije, veshëmbathje dhe gjëra të tjera elementare të gjithë të pastrehët.
Elmaz është shqiptar nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21-vjeçare.
“Kam ardhur në Australi me 15 gusht të vitit 1983. Kam punuar disa vite si pastrues, para se t’i bëj parat për të hapur një restorant të vogël. Familja ime më njohu me një vajzë, tre muaj më vonë u martuam. Ndihem shumë mirë që e takova. Ne kemi katër fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza, shkruan Indeksonline.
Jam shqiptar nga Prespa e Maqedonisë. Unë përpiqem të bëj barriera, të bëj tranzicionin për njerëzit e sapoardhur,të ndihmoj të gjithë ata që bredhin rrugëve në një vend të huaj.
Kam punë të mjaftueshme në biznesin tim. Me anë të tij, ushqej shumë njerëz që nuk kanë para për tu ushqyer. E bëj këtë në Australi sepse australiane më pranoi, njerëzit australianë më mirëpritën dhe kjo është shtëpia ime” ka thënë Azem Elmaz.