Shqiptari hero merr shtetësinë greke, shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga flakët

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Shtetas grekë janë tashmë një shqiptar dhe dy egjiptianë që punojnë si peshkatarë në Nea Makri, të cilët me vetëmohim shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish nga zjarret vrastare në Mati të Atikës në verën e vitit 2018.

Bëhet fjalë për 35 vjeçarin nga Shqipëria Gani Xheka dhe dy egjiptianët Emad El Khaimi dhe Mahmud Ibrahim Mussa, 50 dhe 46 vjeç.

Image

Të tre peshkatarët kanë shkuar pas mesditës në Pallatin Presidencial, të ftuar nga presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe aty ministri i Brendshëm Aleksis Haritsis u ka dhënë urdhrin me anë të të cilit kanë marrë nënshtetësinë greke, shkruan tch.

Image

“Nëpërmjet shembullit tuaj dhe me dhënien e shtetësisë, dërgojmë mesazhe që janë aq të nevojshme sot. Ajo që bëtë tregon se solidariteti dhe humanizmi nuk është një çështje e nënshtetësisë. Ju jeni tani dhe evropianë dhe si të tillë, mund të mësoni tek ata partnerë që nuk i kuptojnë vlerat e Evropës, që të kryejnë detyrën e tyre. Sepse themeli i BE-së është solidariteti”, u shpreh Prokopis Pavlopulos, Presidenti i Greqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme