Shqiptari ngacmon modelen serbe, sherr i madh në Budva

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 16:01 | Nga

Starleta Tamara Djuriç është një nga të ashtuquajturat bukuroshe serbe, e cila duket se ka shkaktuar një incident të padëshiruar me një shqiptar, teksa pushonte në Budva. Vajza ka qenë në praninë e miqve të saj, teksa i ka tërhequr vëmendjen një shqiptari.

Ky i fundit i është afruar për ta takuar dhe për të folur me të, por miqtë e Starletës, siç raportojnë mediat serbe, e kanë dhunuar shqiptarin dhe ai është detyruar të largohet pa e menduar më gjatë.

Të nesërmen, gjithmonë sipas mediave serbe, shqiptari u ka kërkuar falje miqve të serbes dhe u ka kërkuar atyre që t’ia çojnë vajzën në jahtin e tij, për të pranuar faljen.

Më pas i ka ftuar në jahtin e vet, por me kusht që të çonin edhe Tamarën. Ajo nuk dinte gjë dhe kur ka hipur në jaht dhe ka parë shqiptarin, ishte habitur shumë.

Shqiptari i kishte kërkuar falje dhe i ka thënë se dëshironte ti falte jahtin, por vajza nuk ka pranuar”, ka thënë një burim për gazetën serbe “Alo”.

Vetë vajza nuk është prononcuar në lidhje me këtë incident, vërtetësinë e së cilit e vëmë në pikëpyetje. Gjithmonë nëse nuk është një tjetër histori e shpikur nga serbët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme