Një kafene e drejtuar nga imigranti shqiptar Gjergj Dollani, ka ofruar kafe falas për haitianët, salvadorianët dhe afrikanët një ditë pasi presidenti i Amerikës Donald Trump pyeste se pse Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë emigrantë nga “vendet e shenjta”.
“The Washington Post” shkruan gjithashtu se shqiptari Gjergj Dollani ka mirëpritur me pije falas edhe norvegjezët, për të cilët Trump shprehu afinitet.
“Emigrantët po vijnë këtu dhe shtojnë diversitetin që e bën Amerikën atë që është”, tha Gjergj Dollani, një emigrant 40-vjeçar shqiptar dhe pronar i “Cafe Chocolat”, e cila u hap katër muaj më parë.
Dollani për gazetën amerikane “The Washington Post”, tha se ai erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1994 si pjesë e programit të lotarisë “Green Card”, kur Shqipëria po luftonte pas rënies së komunizmit.
Ai mori një diplomë nga Universiteti i Illinois dhe u bë një kuzhinier çokollate, Dollani tregoi se ka jetuar një vit në Francë për të mësuar biznesin e tij.
“Prindërit e mi donin një jetë më të mirë dhe morën rrezikun e kalimit të detit. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë nga jeta ime këtu se sa në Shqipëri”, tregoi Dollani.
Duke vënë në dukje se emigrantët krijojnë vende pune, Dollani ofroi punë edhe për të tjerët, shkruan “The Washington Post”.