Shqiptari vrau me thikë ish-gruan e tij: E bëra për t’i shpëtuar fëmijët

Prishtinë | 16 Qer 2025 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali.

Atje, një 55 vjeçar shqiptar e ka vrarë me thikë ish- gruan e tij.

Madje, për ta rënduar situatën ai nuk ka shprehur fare asnjë pendesë.

Ky rast makabër që tronditi jo vetëm shtetin Italian, u trajtua sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

Autori në deklaratën e tij para policisë kishte thënë se “E kishte bërë për të shpëtuar fëmijët”.

Lidhur me këtë ngjarje detaje ka dhënë gazetarja shqiptare e cila punon në Romë, Alba Kepi.

Kepi tha se i dyshuari ka deklaruar se “kishte dyshime se ish-gruaja po donte ta helmonte”.

Të ngjashme