Shqiptari vret me thikë gruan, e plagos edhe djalin në Selanik

Prishtinë | 01 Dhj 2024 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se një 46-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 60 vjeçe, e cila ishte me origjinë rome, si dhe plagosi djalin e tyre.

Sipas Top Channel, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati mes çiftit në shtëpinë e tyre.

Mediat greke raportojnë se i dyshuari pas tensioneve ka marr një thikë dhe ka vrarë gruan e tij, ndërsa djali u plagos teksa ishte duke i ndarë babanë dhe nënën.

Dorasi është arrestuar nga policia e stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.

Të ngjashme