Shqiptarja Leona Novobërdaliu shpallet “Miss Sllovakia 2020”

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Lista e shqiptarëve të arritur jashtë vendit është gjithmonë në rritje.

E radhës është bukuroshja mee prejardhje shqiptare Leona Novobërdaliu, e cila jeton dhe vepron në Sllokavi, dhe është shpallur së fundmi “Miss Slovakia”.

“Leona Novobërdaliu nga Bratisllava uështë shpallur më e bukura e Sllovakisë për vitin 2020, gjatë finales të së shtunës në spektaklin ‘Miss Sllovakia’”, nis shkrimin mediumi slovak JOJ.

Biondja e brishtë shkëlqeu që në fillim me një pamje joshëse dhe një fytyrë interesante, kështu që nuk është çudi që ajo u rendit e para.

“Miss Sllovakia 2020”, Leona Novoberdaliu është 22 vjeçare dhe vjen nga Bratislava.

Ndërkohë përcjellësja e parë e “miss”-it u shpall Viktoria Podmanicka dhe përcjellësja e dytë Kristina Viglaska.

Në konkursin “Miss Sllovakia”, ajo tregoi për veten e saj se si fëmijë ajo u diagnostikua me hiperaktivitet dhe kështu mënyra e vetme për ta mbajtur “nën kontroll” ishte bërja e shumë aktiviteteve në mënyrë të koordinuar.

Lista e aktiviteteve të saj është vërtet e jashtëzakonshme. Për shumë vite ajo iu përkushtua patinazhit, baletit, gjimnastikës, palestrës dhe tenisit. Më vonë, shpina e saj nuk mund të përballonte aq shumë, kështu që ajo duhej të ngadalësohej. Megjithatë, ajo nuk hoqi dorë nga lëvizja aktive, ajo thjesht zgjodhi atë që nuk rrezikonte shëndetin e saj. Ajo ka ushtruar joga dhe ka bërë not që kur ishte 15 vjeçare.

Shkolla që ajo zgjodhi ka të ngjarë të ketë lidhje me aktivitetet e saj. Leona studion ekonominë politike në Londër, e cila i dha jetës së saj një dimension krejtësisht tjetër.

Ajo aktualisht punon në një institucion financiar që merret me investime. Ajo hyri në konkursin “Miss Sllovakia” sepse ishte ëndrra e saj që në moshë të re, të cilën dëshironte ta realizonte. Të shtunën në mbrëmje, kjo ëndërr u realizua dhe Leona u bë mbretëresha e re e bukurisë për vitin 2020 në Sllovaki. 

Të ngjashme