Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, duke fituar vetëm urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman.
Në emisionet e talent shout në Gjermani “DSDS” dhe “Das Super Talent” të cilat organizohen nga titani gjerman Dieter Bohlen në bashkëpunim me RTL deri më tani kemi parë duke u shfaqur talente të shumtë shqiptarë të cilët ka ndodhur shpesh ta ngrenë publikun gjerman në këmbë. Por kohëve të fundit gjerat kanë ndryshuar.
Me apo pa dashje të dy këto emisione shfaqin disa kandidatë me prejardhje shqiptare që ulin imazhin e shqiptarëve në diasporë.
Vitin e kaluar dy motrat Zeneli u grindën me jurinë e “DSDS” për kandidaten Besa Ademi po në “DSDS” u desh të ndërhynte te sigurimi për ta larguar nga skena.
Ndërkohë të shtunën e kaluar në emisionin tjetër “Das Super Talent” një kandidate tjetër shqiptare u shfaq edhe më skandaloze.
Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, e ka fituar urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman.
Gruaja 48-vjeçare e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludwigsburg, në stand up-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si dilerë të drogës dhe prostitucionit.
“Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë dilerë të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre”, e ka “relativizuar” ajo fyrjen.
Ndonëse juria nuk ia dha asnjë pikë, ajo uli imazhin e shqiptarëve kudo në Evropë.
Pas kësaj paraqitje skandaloze, shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.
“Ajo thotë se shqiptarët njihen si shitës të drogës dhe shfrytëzues të prostitucionit… Qeveria shqiptare duhet të reagojë dhe ta padisë TV RTL për fyerje të një populli. Kjo në një vend normal ku redaktori bën punën si duhet nuk kishte për t’u emituar”, thotë një komentues në “Facebook”, emër i njohur për redaksinë.