Komiteti për Partneritet Publik Privat sot ka mbajtur takimin e rregullt, ku është diskutuar Raporti tremujor i rregullt financiar i ANP “Adem Jashari”, Projekt propozimi i parkingut nëntokësor tw Fakulteti Filozofik, i paraqitur nga Komuna e Prishtinës si dhe propozimi i produktit të ri të incentivave për ANP “Adem Jashari”.
Komiteti për Partneritet Publik Privat gjatë takimit shqyrtoi projektin e Komunës së Prishtinës për parkingun nëntokësor dhe në bazë të kërkesës nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, kërkoi nga Komuna e Prishtinës trajtimin e kësaj kërkese. KPPP vendosi që Projekt propozimi i parkingut nëntokësor të Fakulteti Filozofik të shqyrtohet nga KPPP, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet KK Prishtinë dhe UP “Hasan Prishtina”.
Komiteti për PPP shqyrtoi dhe miratoi produktin e ri të skemës së incentivave për ANP “Adem Jashari”, nga i cili priten përfitime të konsiderueshme nga mundësimi i linjave dhe destinacioneve të reja ndërkombëtare.