Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, në të cilën ishin pjesëmarrës përfaqësues nga MINT, organizata ekonomike, oda ekonomike amerikane, AKB e tjerë, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i këtij komisioni, deputeti i Vetëvendosjes, Driton Hyseni, tha se nga Komision do të adresohen të gjitha të drejtat e qytetarëve si konsumatorë, por edhe përgjegjësit që ata duhet t’i kenë në raport me ligjin, drejt shfrytëzimi, blerjes së produkteve apo shërbimeve.
“Ligji është përmbajtjesor, është tentuar në mënyrë maksimale që materialet dhe paragrafët e përfshira në ligj të përmbushin çdo të drejtë që kanë konsumatorët”, tha Hyseni.
Hyseni duke i falënderuar pjesëmarrësit, përfaqësuesit nga organizata joqeveritare e institucione të ndryshme i kërkoi komentet në lidhje me projektligjin për mbrojtje të konsumatorëve.
Njazi Shala nga Ministrisë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për departamentin e mbrojtjes se konsumatorit përmendi disa nga dispozitat e këtij projektligji.
“Rëndësia e projektligjit është e natyrës ekonomike sepse mundëson rregullimin e tregjeve, që qon drejt konkurrencës së kualitetit në shërbimin e produkteve. Projektligji ka të bëj me politikat e padrejta tregtare, shërbimet publike, shitjen në aksion, shitje ne tregjet e hapura, kontrata në distancë, blerjet online, garancitë e produkteve, kredisë, ankesat e konsumatorëve dhe masat mbrojtëse e ndëshkuese”, tha ai.
Pjesën e ndryshimeve mes dy leximeve publike qe janë mbajtur në kuvend, risitë sipas Shalës janë harmonizimi me rregullore e Ministrisë së Ambientit për qeset plastike dhe ndalimin e pijeve energjike nën moshën 18-vjeçare.
Lumnije Ajdini nga AKB-ja, para Komisionit Parlamentar, rekomandoi që përveç inkorporimit të dy direktivave evropiane në këtë projektligj për mbrojtjen e konsumatorit, me theks të veçantë i rekomandoi Ministrisë sepse ajo është përgjegjëse që të përcaktojë politikat për mbrojtjen e konsumatorit, po ashtu edhe sjelljen në vazhdimësi të zbatimit të programit, për mbrojtjen e konsumatorëve.
Duke pasur parasysh se të drejtat e konsumatorëve në Kosovë nuk po respektohen dhe nuk po trajtohen me dinjitet, ankesat e tyre ajo rekomandoi që në kuadër të këshillit të mbrojtjes se konsumatorëve, i themeluar nga qeveria që të realizoj aktivitete të ndryshme ne bashkëpunim me te gjitha inspektoriatet, jo vetëm të Ministrisë por edhe si autoriteti i konkurrencës, administratës tatimore të Kosovës dhe shumë akterë tjerë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe informimi e drejtë sipas ligjit.
Ajo dha shembuj sipas studimit të AKB-së 40% e bizneseve se përdorin arkën fiskale sepse në bazë të kuponit fiskal konsumatori ka të drejtë inicioj ankesë.
Ajdini ne fund potencoi se edhe Bizneset e Kosovës janë konsumatore, por me zbatimin e ligjit mbrohen konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme.
Shala bëri të ditur se janë afërsisht diku rreth 3 mijë ankesa e 60%prej tyre janë trajtuar por sipas tij për statistika duhet drejtuar tek përmes inspektoriati.
Deputetja Valentina Bunjaku kërkoi nga të pranishmit propozimet e bëra për ndryshime në ligjet e kësaj fushe.
“Cili nen duhet me ndryshu ose me u plotësu që është në favor të konsumatorit e rëndësisë të këtij projektligjit e dimë, propozonani neve?”, tha ajo.