Shri Lanka merr vendim për ndalimin e burkës dhe mbylljen e mijëra shkollave islamike

| 13 Mar 2021 | 16:35 | Nga

Shri Lanka do ta ndalojë plotësisht mbartjen e burkës dhe do t’i mbyllë mijëra shkolla islamike, ka thënë një ministër i Qeverisë.

Ministri i Sigurisë Publike, Sarath Weerasekera ka bërë me dije përmes një konference për vendimin që të ndalohet përdorimi i burkës apo mbulimi i tërësishëm i fytyrës.

“Në ditët e më hershme, gratë dhe vajzat nuk vishnin burka. Kjo është shenjë e paraqitjes së islamit ekstremist në vendin tonë. Patjetër që duhet ndaluar atë”, ka deklaruar Weerasekera.

Bartja e burkës në shtetet me shumicë budiste ishte ndaluar përkohësisht në vitin 2019, pas bombardimit të kishave dhe hoteleve nga militantë islamikë ku ishin vrarë më tepër se 250 persona.

Të ngjashme