10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.
Në klinikat Covid-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 88 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 11 pacientë.