SHSKUK: 10 pacientë po trajtohen për COVID-19

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të shtunën se në këtë institucion po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, dhe 3 të negativë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë dhe Spitali i Prizrenit , 1 pacient.

Të ngjashme