Në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë po trajtohen 67 pacientë me koronavirus.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 33 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë