Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 94 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
23 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 55 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Në QKUK, 82 pacientë të shtrirë, 14 prej tyre Covid-19 pozitivë. Klinika Infektive, 32 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 49 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient.
Në spitalet e përgjithshme, 12 pacientë, 9 prej tyre Covid-19 pozitivë, 8 me oksigjeno-terapi. Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Vushtrrrisë, 1 pacient dhe Spitali i Gjilanit, 9 pacientë”, thuhet në njoftim.