Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, pas analizës së kapaciteteve profesionale të klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, ka vendosur të shpallë konkursin për pranimin e 103 specialistëve të profileve të ndryshme mjekësorë, që aktualisht janë të pa punë.
Analiza e detjauar nga SHSKUK, ka konstatuar se nevojat më të mëdha për punësimin e specialistëve janë në Spitalet e Përgjithshme, meqë mosha mestare e mjekëve specialistë është e duke u vjetërsuar. Në të kaluarën, pa analiza të mirëfillta, punësimi ishte përqëndruar në QKUK.
Në Spitalin e Ferizajt do të punësohen 17 specailiststë, përfshirë: dermatolog, fiziatër, gjinekolog-obstetër, infektolog, mjekësi interne, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri, radiologji, reumatologji, kardiologji dhe urlogji.
Konkursi do të shpallet edhe për pranimin e 16 specialistëve në Spitalin e Gjakovës për këto profile: biokimi klinike, deermatologji, fiziatri, gastroentorolopgji, gjinekologji-obstetrikë, kardiologji, mjekësi interne, mjekësi interne-endokrinologji, nenonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, radiologji dhe infektive.
Në Spitalin e Gjilanit do të punësohen 8 specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gastroentrologji, gjinekologji me obsetrikë, mjekësi interne, reumatologji dhe toksikologji.
Për Spitalin e Mitrovicës, do të shpallet konkursi për pranim e 8 specialistëve, përfshirë: biokimi klinike, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, pediatri, pulmologji dhe otorinolaringologji.
Ndërkaq, për Spitalin e Pejës do të shpallet konkursi për pranim të 15 specialistëve, përfshirë profile si: alergiologji me imunologji, biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, infektologji, kirurgji maksilofaciale, pediatri, radiologji dhe reumatologji.
Për nevoja të Spitalit të Prizrenit do të shpallet konkursi për 12 specialistë, përfshirë profilet si: dermatovenerologji, kardiologji, kirururgji maksilofaciale, kirurgji vaskulare, ortopedi, psikatri e fëmijëve dhe radiologji.
Në Spitalin e Vushtrrisë do të hapet konkursi për pranim të 14 mjekëve specialistë, përfshirë profilet: biokimi klinike, dermatovenerologji, fiziatri, gjinekologji me obstetrikë, mjekësi interne, mjekësi interne- endokrinologji, neonatologji, oftalmologji, otorinolaringologji, pediatri dhe radiologji.
Në QKUK do të hapet konkursi për 11 specialistë përfshirë profilet: alergiologji me imunologjoi, kirurgji maksilofaciale, mikrobiologji, patologji, kardiokirurgji, psikatri e fëmijëve, kirurgji plastike dhe logopedisë.