Shërbimi Klinik Spitalor po përdor standarde të dyfishta në trajtimin e rasteve kur punëtorët shëndetësorë nuk e respektojnë orarin ose ikin nga puna, shkruan sot Koha Ditore.
Përderisa javë më parë drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka inspektuar mbarëvajtjen e ndërresës së natës dhe mjekët që kanë munguar i ka suspenduar, krejt ndryshe ka vepruar me Iliriana Ramadanin, që është punëtore në Klinikën e Psikiatrisë.
Ramadani është motra e kryetarit të Bordit të ShSKUK-së, Naser Ramadani.
Për Ramadanin, siç ka mësuar gazeta, ka pasur vërejtje të vazhdueshme për shkak të mungesave të saja në punë.
Megjithatë drejtori Sejdiu ndonëse e ka pranuar një ankesë të tillë nga Klinika ende nuk e ka proceduar.
Se ka ankesë për Ramadanin e ka pranuar vetë zyra e drejtorit Sejdiu..