Bazuar në raportet e datës 30 prill 2021nga klinikat COVID të QKUK-së, edhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 571 pacientë nga Sars-Cov-2.
461 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 439 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 230 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 185 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 86 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 44 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 80 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 12 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 1pacientë
Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë, 22 prej tyre në gjendje të rënduar, 292 të konfirmuar pozitivë dhe 254 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme”
Spitali i Prizrenit, 57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 57 pacientë
Spitali i Pejës, 81 pacientë
Spitali i Gjilanit, 48 pacientë
Spitali i Ferizajt, 46 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë