ShSKUK jep shpjegim për furnizimin me gazra medicinale

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 15:37 | Nga

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, shpjegon se pas interesimit të madh të gazetarëve, në lidhje me furnizimin e QKUK dhe institucioneve tjera vartëse të ShSKUK-së, me gazra medicinale, drejtori Përgjithshëm, dr. Curr Gjocaj, mes tjerash ka theksuar se në Kosovë ka vetëm 3 apo 4 operatorë që furnizojnë institucionet shëndetësore me gaz medicinal , përfshirë ato publike dhe private.

Në këtë rast, drejtori theksoi se edhe qendrat e mjekësisë familjare në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës furnizohen me gaz medicinal nga po këta operatorë.

Tendenca e disa medieve për të dhënë ngjyrime politike kësaj situate është e pa pranueshme.

Jemi në pritje të rezultateve nga organet kompetent, përfshirë edhe analizat e gazit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme