Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se po trajtohen 15 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të tjerë post-Covid.
Ndërsa me oksigjeno-terapi janë 9 pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.