SHSKUK: Në trajtim 70 raste me COVID-19 pozitivë, 30 post-COVID

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 100 pacientë.

Prej tyre, 70 të konfirmuar me COVID- 19 dhe 30 të tjerë post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 28 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë me maskë oksigjeni

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Të ngjashme