ShSKUK: Në trajtim janë 12 pacientë me Covid-19

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se 12 pacientë pozitivë me COVID-19 dhe tetë të tjerë postCOVID, janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së.

Me oksigjenoterapi janë dhjetë pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen katër pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 12 pacientë;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 1 pacientë;

Spitali i Pejës, 3 pacientë.

Të ngjashme