ShSKUK për mjekun e arrestuar për ryshfet: Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore

Prishtinë | 04 Sht 2023 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar për mjekun që është arrestuar sot për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

“Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme