SHSKUK vendos të njoh testet rapide për çdo të punësuar të saj

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka vendosur të njohë testet rapide për stafin shëndetësor.

Kjo u bë e ditur në një njoftim për media, kum theksohet se çdo të punësuari në SHSKUK do t’i njihet testi rapid si test konfirmues për COVID-10, por i njëjti duhet të bëhet brenda institucionit, të regjistrohet në librat e protokolit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës, spitalit apo institucionit përkatës.

Këtë vendim e ka përshëndetur Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës përshendetë vendimin SHSKUK/QKUK-së për reflektim ndaj shqetësimit të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor lidhur me vendimin e mëhershëm sipas të cilit infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor të cilët rezultojnë pozitiv në testimin rapid do cilësohen vetëm si të dyshuar për infekcion me COVID-19, ndërsa për t’a konfirmiar infermierët do duhej që të bënin një PCR test, përndryshe format tjera nuk do pranoheshin si dëshmi nga punëdhënësi”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

Njoftimi i plotë:

NË SHSKUK / QKUK NJIHET TESTI RAPID SI TEST KONFIRMUES

Ekstrakt nga konkluzat e Komitetit të SHSKUK-së :

“Konkluzionet e Komitetit të ShSKUK-së të datës 27 janar 2022 për ngritjen e gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me Covid-19

Çdo të punësuari të ShSKUK-së ( personeli shëndetësor dhe jo shëndetësor) i njihet testi rapid si test konfirmues për Covid-19 pozitivë, por i njejti duhet të bëhet brenda institucionit, të regjistrohet në librat e protokolit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës, spitalit apo institucionit përkatës. Për rezultatet e testeve duhet të njoftohet IKShPK konform normave rregullative.”

Sindikata e Infermierëve të Kosovës përshendetë vendimin SHSKUK/QKUK-së për reflektim ndaj shqetësimit të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor lidhur me vendimin e mëhershëm sipas të cilit infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor të cilët rezultojnë pozitiv në testimin rapid do cilësohen vetëm si të dyshuar për infekcion me COVID-19, ndërsa për t’a konfirmiar infermierët do duhej që të bënin një PCR test, përndryshe format tjera nuk do pranoheshin si dëshmi nga punëdhënësi.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton antarësinë e saj, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që nga sot SHSKUK/QKUK do i pranoj si dëshmi edhe rezultatet pozitive që dalin nga testimet rapide, ndërsa nuk do ketë nevojë për testin PCR për konfirmim të infekcionit.

Komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor gjatë gjithë periudhës me pandeminë COVID-19 kanë dëshmuar korrektësinë e tyre, kanë dëshmuar që janë të përgjegjshëm dhe të besueshëm, ndërsa përmes punës, angazhimit dhe sakrificës kanë dëshmuar që vendi dhe qytetarët mund të llogarisin në infermierët dhe shërbimet e infermierëve.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës inkurajon të gjithë anëtarët e saj që t’u përmbahen me përpikmëri vendimit te Komitetit SHSKUK-së rreth procedurave të testimit dhe evidentimit, rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’u mbrojtur nga infekcioni me COVID-19 si dhe për parandalimin e përhapjes së infekcionit COVID-19.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e mardhënieve të bashkpunimit me të gjitha institucionet derisa ky bashkpunim dhe këto mardhënie nuk i cenojnë interesat dhe të drejtat e komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ndërsa padyshim që ruajtja e shëndetit dhe mirëqenia e komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor janë prioritet i yni.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës

Të ngjashme