Shtatë destinacionet për t’u vizituar gjatë vitit 2027 sipas ekspertëve të turizmit

Prishtinë | 17 Tet 2026 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Dolomitet në Itali, kryeqyteti i Perusë, bregdeti i Malit të Zi dhe zonat e pasura me faunë të Brazilit janë ndër shtatë destinacionet që ekspertët e udhëtimeve rekomandojnë për vitin 2027, sipas revistës amerikane Forbes.

Revista amerikane Forbes ka publikuar një listë me shtatë destinacione që rekomandohen për t’u vizituar gjatë vitit 2027, duke përfshirë vende që ofrojnë përvoja kulturore, natyrore dhe gastronomike, por edhe destinacione që pritet të tërheqin vëmendjen për shkak të ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare.

Në artikullin e publikuar më 12 tetor, gazetari Christopher Elliott, duke u mbështetur në rekomandimet e ekspertëve të udhëtimeve të rrjetit OvationNetwork, vë në pah destinacione që ndërthurin turizmin luksoz, aktivitetet sportive dhe eksplorimin e vendeve më pak të zakonshme për turistët.

Në listë përfshihet edhe Mali i Zi, i cili vlerësohet për bregdetin e Adriatikut, qytetet historike dhe mundësitë për pushime larg turizmit masiv.

Mali i Zi, një prej destinacioneve të rekomanduara në Evropë

Sipas Forbes, Mali i Zi ofron një kombinim të qyteteve mesjetare, maleve të larta dhe gjireve të veçuara, duke u paraqitur si alternativë për turistët që kërkojnë përvojën mesdhetare pa turmat e mëdha që karakterizojnë disa prej destinacioneve më të frekuentuara evropiane.

Artikulli veçon Gjirin e Kotorrit, qytetin e vjetër të Kotorrit, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si dhe gadishullin e Lušticës.

Forbes përmend gjithashtu zhvillimin e ofertës së turizmit luksoz në vend, duke përfshirë resorte të nivelit të lartë dhe rikthimin në funksion të kompleksit Aman Sveti Stefan në vitin 2026, pas pesë vjetësh mbylljeje.

Shtatë destinacionet që rekomandohen për vitin 2027

Përveç Malit të Zi, lista përfshin edhe gjashtë destinacione të tjera nga Evropa, Azia, Amerika e Jugut dhe Afrika.

Dolomitet, Itali – Rekomandohen për peizazhet alpine, skijimin, ecjet malore dhe gastronominë. Rajoni i Tirolit Jugor veçohet për ndërthurjen e kulturës italiane me ndikimet austriake.

Të ngjashme