Shtatë emigrantë të vdekur në një aksident trafiku në Gjermani

| 13 Tet 2023 | 15:09 | Nga

Të paktën shtatë persona vdiqën gjatë natës në një aksident të rëndë trafiku që përfshin një automjet të dyshuar për kontrabandë në Autobahn 94 në Bavari.

Në mesin e viktimave është i përfshirë edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, shkruan Deutsche Ëelle, transmeton Klan Kosova.

Furgoni i mbushur me 23 pasagjerë, ka pësuar një aksident duke ikur nga postblloku i policisë.

Zyrtarët thanë gjithashtu se emigrantë të tjerë u lënduan, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Nga aksidenti i mbijetuan edhe shoferi pa shtetësi dhe kontrabandisti i dyshuar. Sipas autoriteteve, në makinë kishte sirianë dhe turq.

Të ngjashme