Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur të dielën nga plagët e marra kur persona të armatosur sulmuan një shkollë në rajonin jugperëndimor të Kamerunit i cili ndodhi të shtunën duke çuar numrin e të vdekurve në shtatë dhe numrin e të plagosurve në 12.
Sulmi ndaj shkollës, në rajonin ku kryengritësit separatist kanë luftuar me forcat qeveritare që nga viti 2017, ka të ngjarë të shkaktojë presione të mëtejshme mbi qeverinë për të bërë më shumë për t’i dhënë fund konfliktit, shkruan Reutres transmeton KOHA.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në fshatin e Kumbas, ku babai i 12-vjeçares thotë se e kishte parë sulmuesin duke vozitur një motoçikletë në drejtim të shkollës ku edhe ndodhen të shtënat.
Më shumë se 3.000 njerëz kanë vdekur që nga viti 2017 nga të dyja anët.