Shtatë klube përfshirë edhe Torinon, Sampdorian dhe Bolognan kanë deklaruar se janë kundër rifillimit të sezonit në Serie A.
Parma, SPAL, Brescia dhe Udinese janë klubet e tjera që janë kundër idesë së mbylljes deri në fund të sezonit 2019-20, raporton Adnkronos.
Sipas agjencisë, të shtatë klubet nuk janë të gatshme të luajnë për shkak të “pranisë së një rreziku të pallogaritshëm” të COVID-19.
Fiorentina po ashtu kanë qenë në këtë mes sipas Adnkronos, por klubi e ka mohuar një qëndrim të tillë.
Sidoqoftë, Lega Serie A ka lëshuar një deklaratë menjëherë pas kësaj.
“Këshilli Lega Serie A, në mbledhjen e sotme, njëzëri konfirmoi qëllimin e tij për të përfunduar sezonin 2019-2020, nëse qeveria lejon që ajo të kryhet, në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë”.
“Rifillimi i aktivitetit sportiv, si pjesë e të ashtuquajturës Faza e dytë, do të bëhet në përputhje me rregulloret e përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, vendimet e FIGC dhe në përputhje me protokollet mjekësore për mbrojtjen e futbollistëve dhe të gjitha profesionistë që punojnë”, thuhet në deklaratë.
Seria A do të zhvillojë një mbledhje asambleje të martën.