Kosova po përballet me një rritje të numrit të rasteve të reja me Coronavirus, ku deri sot janë shënuar gjithsej 2 mijë e 799 të infektuar.
Komunat që kanë pësuar rritje të numrit të rasteve me Coronavirus janë Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Ferizaj, të cilat janë të parat në listën për nga numri i të infektuarve.
Por, ka edhe komuna të cilat nuk kanë asnjë rast aktiv me coronavirus. Gjithsej janë 7 komuna me zero raste aktive.
Veriu i Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi, Hani i Elezit dhe Parteshi nuk kanë asnjë të infektuar me coronavirus, mirëpo pothuajse nga të gjitha këto komuna ka pasur viktima nga coronavirusi.
Përveç Parteshit, e cila nuk ka shënuar asnjë viktimë deri sot nga coronavirusi.