Një në 12 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar është i prekur nga astma, dhe pavarësisht që është një sëmundje afat-gjatë, mjekët besojnë se me masat e duhura preventive, shumica e tyre mund të çojnë jetë aktive.
Ndërkaq më poshtë, keni shtatë mënyra se s’i ta menaxhoni këtë sëmundje, sipas një artikulli të publikuar nga The Telegraph:
Gjithmonë sigurohuni që e keni me vete inhalatorin emergjent kudo që të shkoni.
Identifikoni nxitësit më të shpeshtë të sulmeve astmatike, dhe regjistroni gjërat që mund t’ua përkeqësojnë simptomat dhe gjeni strategjitë përmes së cilave mund t’i shmangni ato.
Kini kujdes për peshën tuaj pasi që obeziteti mund të rezultojë në simptoma të përkeqësuara të astmës, dhe shkencëtarët mendojnë që sëmundja nxitet nga kanalet e ënjtura dhe me inflamacion të frymëmarrjes.
Mbajeni shtëpinë tuaj të pastër duke i hequr pluhurat dhe duke i vakuumuar dhomat dy herë në javë, por edhe duke i pastruar batanijet dhe shtresat tjera të shtratit për çdo javë.
Mbani larg kafshët shtëpiake, por edhe nësi i mbani, atëherë kujdesuni për ta dhe mbajini të pastër për ta reduktuar mundësinë e ndonjë reaksioni.
Bëni ushtrime frymëmarrjeje pasi që hulumtuesit sugjerojnë që një program i ushtrimeve të frymëmarrjes, sikurse Papëorth dhe Buteyko, mund ta përmirësojnë cilësinë e jetës dhe ta reduktojnë nevojën e një inhalatori lirues.
Ushtrime të moderuara ju ndihmojnë në efikasitetin e mushkërive dhe e ngritin sistemin imunitar – ndërkaq nëse nuk keni ushtruar që një kohë të gjatë, preferohen ushtrime të lehta si aerobiku, ecja, joga apo noti.