Shtatë persona arrestohen për rrahje në Prishtinë

| 01 Dhj 2024 | 09:50 | Nga

Shtatë persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrahur njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit 24- orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00, në kryeqytet. Si

tutje, thuhet se të dyshuarit janë meshkuj kosovarë, të cilët, pas një konflikti verbal, kanë kaluar në dhunë fizike.

Me vendim të prokurorit, të gjithë shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

Të ngjashme