Nëse jeni një person fatlum mjaftueshëm sa vetëm të kaloni afër Mbretëreshës Elizabetë, këto janë rregullat të cilat duhet ti respektoni.
Edhe pse këto rregulla nuk kërkohen nga Monarkia Angleze, janë më shumë një lloj tradite që është ndjekur me breza të tërë në çdo mbretëri, shkruan “DailyStar”.
Nuk mund t’i afroheni mbretëreshës
Edhe nëse doni ta përshëndetni, nuk mund të afroheni, ti zgjatni dorën apo diçka të llojit të tillë. Ju duhet të përuleni si shenjë respekti.
Sillni një dhuratë
Edhe pse paratë janë gjëja që nuk i mungon aspak mbretëreshës, ju duhet të sillni një dhuratë, p.sh. diçka me kuptim kulturorë nga vendi që jetoni.
Duhet ta prisni në këmbë
Në momentin kur mbretëresha hy në sallë ose dhomë, ju duhet të qëndroni në këmbë si shenj respekti dhe të uleni pasi të ulet ajo, transmeton lajmi.net.
Vishuni mirë
Është e rëndësishme të keni veshjen e duhur kur takoni mbretëreshën, diçka elegante qoftë kostum me këmishë dhe kravatë për burrat ose një fustan elegant për femrat.
Mos iu drejtoni në emër
Është shumë e pasjellshme t’i drejtoheni në emër mbretëreshës, qoftë edhe nëse e keni takuar më parë, ju gjithmonë duhet ti drejtoheni me “zonjë”.
Mos flisni pa iu drejtuar juve
Në prani të mbretëreshës, nëse ajo nuk po iu drejtohet specifikisht juve ose nëse nuk iu është dhënë fjala, mos flisni.
Mos hani para saj
Zakonisht, mundësia e vetme që keni ta takoni mbretëreshën është gjatë ndonjë feste në pallatin mbretërorë. Këto evenimente zakonisht përfshijnë edhe një vakt, por ju nuk mund të filloni të hani pa filluar ajo, dhe në momentin që ajo mbaron, mbaroni të gjithë.