Shtatë të arrestuarit nga aksioni “Qielli i Thyer” sillen në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit

Prishtinë | 25 Sht 2025 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar gjatë ditës të mërkurë kanë zhvilluar aksionin “Qielli i thyer”, përmes të cilit kanë arrestuar shtatë persona.

Të pandehurit nën masa të rrepta të sigurisë janë sjellur në Gjykatën Themelore të Prishtinës për tiu caktuar masa e paraburgimit. Ky aksion i koduar me emrin “Qielli i thyer” është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në 25 lokacione të ndryshme.

Të pandehurit dyshohet se kanë përdorur një aplikacion për të komunikuar, ku përmes tij kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre kriminale.

Gjatë këtij aksioni të djeshëm janë sekuestruar disa prova, në mesin e tyre edhe substanca të ndryshme narkotike: peshore, armë zjarri e të tjera.

Të ngjashme