Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prekaz të Epërm të Skenderajt.
Këtë për klankosova.tv bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut.
Ai deklaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 17:30, dhe se ishin të përfshira dy vetura civile.